26 Prill 2024

Kurti dhe Blinken diskutojnë për strehimin e afganëve

Prishtinë, 6 shtator - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken kanë zhvilluar një bisedë telefonike lidhur me ndihmën që Kosova ka ofruar në strehimin e afganëve të cilët janë evakuuar nga Afganistani pasi talibanët morën kontrollin e vendit.

Përmes një deklarate, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha se Sekretari Blinken e ka falenderuar Kosovën për strehimin përkohësisht të individëve në rrezik nga Afganistani.

“Mbështetja e palëkundur humanitare e Kosovës është një dëshmi e gatishmërisë dhe kapacitetit të saj për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale”, thuhet në deklaratë.

Për bisedën ka njoftuar edhe kryeministri Kurti përmes një statusi në rrjetin social Twitter.

“Kosova është e nderuar të ofrojë një mjedis të sigurt për qytetarët afganë gjatë tranzicionit të tyre. Aleanca jonë me SHBA-në është e palëkundur dhe miqësia jonë po bëhet më e fortë”, ka thënë Kurti.

Ai shtoi se Sekretari Blinken i ka shprehur Kosovës mirënjohjen në emër të presidentit amerikan, Joe Biden për bashkëpunimin dhe ndihmën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)