17 Janar 2022

Kujtim Gashi emërohet nënkryetar i Komunës së Prizrenit

Przren, 10 janar - Shaqir Totaj sot ka filluar me emërimet në pozita politike në kabinetin e tij. Kujtim Gashi është emëruar nënkryetar i Komunës së Prizrenit.  

Kujtim Gashi është nënkryetar i degës së PDK-së në Prizren, anëtar i Kryesisë Qëndrore dhe ka qenë Shef i Shtabit zgjedhor në zgjedhjet e fundit lokale.

Gashi ka mbajtur pozita të rëndësishme në nivel qëndror dhe lokal, ka përvojë politike mbi 20 vjeçare.  

Poashtu, Gashi është njohës shumë i mirë i politikave lokale, duke qenë asambleist për tre mandate, kryesues për një mandat dhe ka gjashtë vite përvojë pune në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ai ka qenë dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.  

Përvoja e tij shumë vjeçare në politikë, profesionalizmi i tij dhe njohja e politikave lokale e bëjnë Kujtim Gashin të denjë për këtë pozitë dhe ai do të jetë vlerë e shtuar në kabinetin e Kryetarit të Komunës së Prizrenit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 janar 2022

-  Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban dëgjim publik për Projekt-Kodin e Procedurës Penale dhe projektligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 9:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën më temë “Shpenzimet e parasë publike në kategorinë e subvencioneve dhe investimeve kapitale gjatë mandatit qeverisës 2018-2021”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan,  do të shënojë Janarin e Përflakur më çrast do të mbahet tribunë e hapur në të cilën do të ketë dy ligjërata "Flakadanët e lirisë" dhe Jusuf Gërvalla - Atdhetari dhe krijuesi. (Amfiteatrin i Universiteti të Gjilanit, ora 11:00)  

- Partia Socialdemokrate do të mbaj konferencë për media lidhur me projektligjin për inspektime të propozuar nga Qeveria e Kosovës. (Zyra e PSD-së, në rrugën Bajram Kelmendi, ora 13:00)

- Në kuadër të manifiestimit 'Flaka e Janarit' mbahet akademie e Flakës 2022. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 17:00)

 

- Në 40 vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, shkëlqesia e Tij, Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, organizon Akademinë Përkujtimore në nderim të tre veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë, ora 17:00)

- Hapet ekspozita kolektive e artit pamor. (Galeria e qytetit të Gjilanit, ora 19:00)