25 Prill 2024

Kufijtë e Kosovës nuk mund të ndryshohen

Prishtinë, 22 gusht - Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, duke i komentuar idetë për ndarje të Kosovës, ka thënë se Beogradi dhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta dinë se nuk mund të ndryshohen vetëm kufijtë e Kosovës.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Krasniqi është shprehur edhe kundër çdo statusi për komunat në veri. Ai ka thënë se Plani i Ahtisarit duhet të zbatohet në tërësi në gjithë Kosovën.

“Nuk mund dhe në asnjë mënyrë nuk duhet pranuar plan tjetër të Ahtisarit, veç atij të parit, që është realizuar në pjesët e tjera të Kosovës. Po e përsëris, Plani i Ahtisarit nuk ka mundësi dhe as që duhet të realizohet pjesërisht. Kjo thuhet edhe në hyrje të këtij dokumenti kaq shumë të përfolur. Nga mosrealizimi i këtij dokumenti askush nuk humb më shumë se komuniteti serb në Kosovë”, ka deklaruar Krasniqi.


Duke e komentuar veprimin e Qeverisë së Kosovës në veri, Krasniqi ka thënë: “Një gjë mendoj se ishte e mirë e duhet vlerësuar në aksionin e 25 korrikut, i përgatitur ose jo, i planifikuar ose jo, i koordinuar ose jo si duhet, ka prodhuar situatë të re e cila duhet të përcillet me shumë vëmendje, pasi kjo situatë e re edhe kështu si ishte e bëri unifikimin e faktorëve politikë shqiptarë të fliste me një zë dhe kjo askund nuk u pa më mirë sesa në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku populli foli nëpërmjet përfaqësuesve të tij të zgjedhur, por me interes u përcoll nga të gjitha shtresat e shoqërisë sonë”.

Dhe ky veprim, ka shtuar ai, s’do mend se krijoi edhe pozicion të avancuar për koalicionin qeverisës, i cili duhet të ruhet si sytë e ballit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)