22 Janar 2022

Kuçi kemi nevojë për të pasur një udhëzues të qartë nga BE

Prishtinë, 9 shkurt - Në takim, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe Lawrence Meredith kanë biseduar për bashkëpunimin e Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian si dhe për proceset zhvillimore në Kosovë.

Zëvendëskryeministri Kuçi ka falënderuar për mbështetjen që Komisioni Evropian po i jep Kosovës dhe ka falënderuar për angazhimin që ka Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në bashkëpunim me institucionet e Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka caktuar sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik si dhe perspektiven Evropiane si prioritete kryesore për ketë viti, mirëpo, kemi nevojë për të pasur një udhëzues të qartë dhe konkret nga BE-ja në mënyrë që ti përmbushim obligimet tona me afate kohore të caktuara”, ka thënë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.

Ndihmësi i drejtorit gjeneral në Drejtorinë për Zgjerim të Komisionit Evropian, Lawrence Meredith ka njohur zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi  se brenda disa javësh, z. Catherine Ashton, Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë dhe nënpresident i Komisionit Evropian do të vizitojë Kosovën për të shprehur gatishmërinë e Bashkimit Evropianë për bashkëpunim.

Zoti Meredith po qëndron në Kosovë, me qëllim të informimit për aktivitetet në procesin e liberalizimit të vizave, tregtisë së lirë, marrëveshjeve të ri-athtësimit dhe në përgjithësi për procesin e dialogut të SAP-it.

Në takim është biseduar edhe për zgjedhjet e kaluara në Kosovë, të cilat z.Meredith i ka vlerësuar si të suksesshme për imazhin e Kosovës, ndërsa zëvendëskryeministri ka shprehur qëndrimin se Qeveria e Kosovës është e gatshme të udhëheqë procesin e reformës së sistemit zgjedhor në Kosovë dhe për këtë do të ketë nevojë edhe për mbështetjen e ekspertëve të BE-së

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 janar 2022

- Kryeministri Albin Kurti, Ministri Hajrulla Çeku, anëtarë tjetër të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit dhe drejtues të institucioneve tjera shtetërore do të marrin pjesë në shënimin e përvjetorit sulmit të dytë i forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz. (Kompleksin Memorial “Adem Jashari” n[ Prekaz të Skenderajt, ora 9:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore në fushën e mbrojtjes dhe shërbimeve sociale, me fokus në mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë për vitin 2021. (“Vendum”. rr. Tringë Smjali, nr.17, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës mban konferencën për media për konkluzat e tryezës për sportin. (Hotel Brezovica në Brezovicë, ora 12:30)
 
- Organizohet protestë kundër shtrenjtimi të energjisë elektrike. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)