01 Gusht 2021

Kuçi: Jemi në funksionalizimin e sistemit të ri të drejtësisë

Prishtinë, 3 mars - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, u takua me një delegacion të Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Shqipërisë (KLDSH), të kryesuar nga zëvendëskryetari, Kreshnik Spahiu.

Në këtë takim u bisedua për mundësitë dhe format e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, për reformimin e sistemit të drejtësisë.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, tha së Kosova është në fazën e funksionalizimit të sistemit të ri të drejtësisë.

“Kemi aprovuar katër ligje që kanë qene bazament për funksionimin e sistemit të drejtësisë, kemi tentuar dhe tentojmë ta bëjmë një infrastrukturë të mirë ligjore, kemi bërë një proces të riemërimit të gjyqtareve dhe prokurorëve. Jemi duke punuar në funksionalizimin e disa institucioneve siç është Noteria, Përmbarimi etj., që do t’i ndihmojnë dhe lehtësojmë në masë të madhe gjyqësorit. Si Qeveri do të mbështesim këtë proces, por gjithnjë duke e ruajtur pavarësinë e gjyqësorit”, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi.

Ndërsa, zëvendëskryetari i KLDSH-së, Kreshnik Spahiu, tha së edhe Shqipëria është në fazën e renovimit të kuadrit ligjor.

“Realisht jemi në një fazë shumë të rëndësishme ku i gjithë kuadri ligjor është në kuadrin e ndryshimeve dhe renovimit, qoftë për ligjet që merren me organizimin dhe funksionimin e institucioneve të sistemit gjyqësor, qoftë me legjislacionin që lidhet me ligjet materiale dhe procedural. Është një moment shume i rëndësishëm tek ne, pothuajse që të gjitha ligjet që lidhen me organizimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjykatës së Lartë, Ministrisë së Drejtësisë, Gjykatës Kushtetuese, Avokatit të Popullit, janë në kuadrin e riorganizimit”, tha zëvendëskryetari i KLDSH-së, Kreshnik Spahiu.

Gjatë takimit u tha së shkëmbimi i përvojave të dy vendeve, është shumë i rëndësishme për reformimin e sistemit të drejtësisë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2021

- Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden më ç'rast me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit ora 18:30 - Mediat duhet të jenë të pranishme në Presidencë, ora 17:45)