20 Prill 2024

Kuçi do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Bruksel

Prishtinë, 12 korrik – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Bruksel, nga data 12 deri me 15 korrik 2011, ku do të ketë takime të nivelit të lartë më Komisionerë të Bashkimit Evropian.

Gjatë kësaj vizite, ministri Kuçi do të takohet me Stefan Fuele, Komisioner i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Politika Fqinjësore, Cecilia Malmstrom, Komisionere e Bashkimit Evropian për Çështje të Brendshme, Ulrike Lunacek, Deputete, njëherësh Raportuese për Kosovën në Parlamentit Evropian.

Gjatë kësaj vizite, ministri Kuçi do t’i paraqes të arriturat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në prag të publikimit të Raportit të Progresit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)