24 Prill 2024

Kryetarja Caka – Nimani priti në takim ambasadorin Nicholas Abbott

Prishtinë, 17 gusht -  Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Gresa Caka - Nimani, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Në takim ndër të tjera u diskutua për punën dhe për funksionimin e Gjykatës pas largimit të dy gjyqtarëve kushtetues në qershor të këtij viti, si dhe për rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë funksionale të saj, si parakusht i domosdoshëm për mbrojtjen e kushtetutshmërisë në vend.

Kryetarja Caka – Nimani vuri theksin edhe në rëndësinë e rritjes së transparencës në punë, në avancimin e kapaciteteve profesionale dhe komunikimin më të mirë të Gjykatës me publikun, me ç’rast edhe shprehu mirënjohjen e saj për ndihmën që Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i ka ofruar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në këtë drejtim.

Ambasadori Abbott, pasi që i uroi suksese kryetares Caka - Nimani në përmbushjen e obligimeve në detyrën e saj të re, nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së integritetit institucional të Gjykatës Kushtetuese dhe u zotua për vazhdimin e përkrahjes edhe në të ardhmen.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)