24 Prill 2024

Kryetari Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadoren e Suedisë në Kosovë

Prishtinë, 26 korrik - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny.

Kryetari Konjufca e falënderoi ambasadoren Hernmarck për bashkëpunimin e frytshëm dhe për punën e saj të deritanishme.

Duke nënvizuar faktin se Suedia është ndër katër donatorët më të mëdhenj në Kosovë, Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohje të lartë për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë përmes projekteve gjithëpërfshirëse për fuqizimin demokracisë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, çështjet ambientale dhe fusha të tjera zhvillimore, si dhe për përkrahjen e synimeve të shtetit të Kosovës për integrim euroatlantik dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Me këtë rast, kryetari Konjufca i uroi suksese në angazhimin e mëtejmë znj.Hernmarck, teksa ambasadorja suedeze vlerësoi progresin e arritur dhe ritheksoi mbështetjen e Suedisë për Republikën e Kosovës. ​


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)