26 Prill 2024

Kryetari Konjufca priti në takim komandantin e KFOR-it, Franco Federici

Prishtinë, 30 shtator - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim komandantin e përgjithshëm të KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici.

Në takim u diskutua për gjendjen aktuale të sigurisë, me theks të veçantë për masat e ndërmarra në pjesën veriore të vendit pas zbatimit të reciprocitetit për targat.

Kryetari i Kuvendit teksa nënvizoi se Serbia mbetet burim destabiliteti në Kosovë e rajon, shprehu mirënjohje për kontributin e KFOR-it dhe domosdonë e thellimit të bashkëpunimit në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës. 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)