28 Mars 2024

Kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati viziton Turqinë

Mitrovicë, 22 korrik - Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati me bashkëpunëtorë është takuar të enjten me homologun e tij nga Inegoli i Turqisë, Alinur Aktash, gjatë një vizite dy ditore që delegacioni mitrovicas është duke zhvilluar në këtë komunë turke, ku është duke u mbajt një festival ndërkombëtar i artit dhe kulturës popullore dhe ku ansambli nga Mitrovica është duke e përfaqësuar Kosovën.

Kryetari Kastrati e ka falënderuar homologun Aktash për mikëpritjen dhe ndihmën që është duke dhënë Turqia për Kosovën si dhe Inegoli për Mitrovicën që janë të binjakëzuara.

Në takim është biseduar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave për projekte konkrete.

Kryetari Kastrati e ka falënderuar kryetarin e Inegolit për vendimin që ka marrë për organizimin e iftareve për 500 qytetarë mitrovicas gjatë gjithë muajit të Ramazanit që fillon në gusht të këtij viti.

Ai tha se kjo është një ndihmë e mirëseardhur për qytetarët mitrovicas që ballafaqohen me gjendje të rëndë ekonomike.

Kryetari i Inegolit, ka thënë se komuna që drejton ai, do të ndihmoj në të ardhmen edhe me projekte të të tjera. Ai theksoi se mund të ofrojnë ndihmë për restaurimin e ndonjë objekti të vjetër kulturor dhe historik.

Pas takimeve zyrtare delegaconi nga Mitrovica ka vizituar vende të ndryshme të këtij qyteti, mandej ka zhvilluar takime me shqiptarët që jetojnë në Inegol etj. 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)