25 Prill 2024

Kryesia e përcaktoi rendin e ditës për seancen e 23 shtator

Prishtinë, 14 shtator - Kryesia e  Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit , në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare,  ka përcaktuar rendin e ditës për  mbledhjen plenare të radhës së Kuvendit, e cila do të mbahen më 23 shtator.

Në këtë  seancë do të shqyrtohen për herë të parë: Projektligji për Shërbimet e Sigurisë Private, Projektligji për pajisje me armë, municion dhe pajisje përkatëse për institucionet e autorizuara shtetërore për siguri, Projektligji për Këshillin Ekonomiko-Social, Projektligji për Rezervat Shtetërore të Mallrave, si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 204/33 për Blegtorinë e Kosovës. Në të njëjtën mbledhje plenare, ndërkaq, do të shqyrtohet edhe  Propozim–vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve në Bordin e Pavarur për Rishqyrtimin e Ankesave.

Për të përmbushur sa më të mirë  kërkesat e Raportit të Progresit Kryesia ka vendosur që  Projektligjin për Personat e Zhdukur ta radhisë për shqyrtim në mbledhjen plenare të 16 shtatorit.

Duke e shqyrtuar Rekomandimin lidhur me nominimet për Bordin për Ankesa të  Medieve (BAM) nga Gjykata Supreme e Kosovës, Kryesia e ka përfillur qëndrimin e  Komisionit për administratë publike, pushtet lokal dhe media që çështja i plotëson kushtet për radhitje në seancë plenare të radhës.

Ndërkaq lidhur me Propozim-Vendimin e Qeverisë së Republikës së  Kosovës për emërimin e anëtarit në Organin Shqyrtues të  Prokurimit, Kryesia e Kuvendit, në pajtim n nenin 96.4 të Ligjit nr. 20/L-99 për Prokurimin Publik në Kosovë, nr. 2003/17, ka vendosur  të kërkojë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, të caktojë tre gjykatës që do të emërohen nga Kuvendi, të cilët do ta përbejnë Organin përzgjedhës të pavarur, për emërimin e anëtarit në Organin Shqyrtues të Prokurimit

Kryesia  e filluar edhe shqyrtimin e  Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për gjashtëmujorin e vitit 2010, me të cilën çështje do të erret edhe në mbledhjen e saj të radhës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)