23 Prill 2024

Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, vizitë pune në Francë

Prishtinë, 28 mars - Një delegacion i Prokurorisë së Shtetit dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Kryeprokuri i Shtetit Ismet Kabashi, po qëndron për vizitë pune në Paris të Francës.

Qëllimi i realizimit të kësaj vizite është koordinimi dhe thellimi i bashkëpunimit në mes dy vendeve në përpjekjet për luftimin e krimit të organizuar.

Gjatë ditës së sotme delegacioni nga Prishtina është pritur nga z. Jean-Louis Nadal,  prokuror i pёrgjithshёm pranё Gjykatёs sё Kasacionit, si dhe nga Jean-Claude Marin, prokuror i Republikёs pranё Tribunalit tё Instancёs sё Madhe nëParis.

Kryeprokurori i Shtetit, z. Ismet Kabashi, njoftoi palën franceze me sfidat, problemet dhe punët që kryejnë prokurorët nga Kosova, si dhe shpalosi edhe prioritetet që ka si kryeprokuror i Shtetit.

Ndërkaq Jean-Louis Nadal, prokuror i pёrgjithshёm pranё Gjykatёs sё Kasacionit, si dhe Jean-Claude Marin, prokuror i Republikёs pranё Tribunalit tё Instancёs sё Madhe në Paris, duke e falenderuar delegacionin nga Prishtina për vizitën, shprehën gatishmërinë e plotë për thellim të bashkëpunimit.

Delegacioni nga Prishtina gjatë ditës së sotme vizitoi edhe shkollën shtetёrore pёr gjyqtarё, ku u prit nga Samuel Vuelta-Simon,  zёvendёs drejtor i kësaj shkolle.

Në të gjitha këto takime janë shkëmbyer përvojat dhe është biseduar për mënyrën më të mirë për rritje të bashkëpunimit në mes prokurorëve nga Republika e Kosovës dhe prokurorëve nga Franca.

Delegacioni nga Prishtina do të vazhdoj vizitën e punës në Paris edhe gjatë ditës së nesërme. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)