29 Mars 2024

Kryeparlamentari Krasniqi uron Ban Ki-moon

Prishtinë, 27 qershor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka uruar Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, për rizgjedhjen e tij në  krye të organizatës botërore.

\"Ju zoti Ban jeni personalitet i qëlluar për të ushtruar këtë funksion me përgjegjësi aq të madhe.
Republika e Kosovës, tashmë e njohur nga 76 vende anëtare të OKB-së aspiron anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara\", thuhet në urimin e Krasniqit.

Në letrën e Krasniqit, thuhet se ne presim nga Ju dhe nga gjithë miqtë tanë, të na mbështetni edhe në këtë proces historik dhe jetik për popullin e Kosovës, i cili do t\'i sjellë në familjen e madhe të popujve të Kombeve të Bashkuara vlerat e tij antike dhe moderne.


\"Shpresoj që në mandatin që keni do të gjeni kohë ta vizitoni Kosovën, për të cilën Kombet e Bashkuara kanë  bërë dhe po bëjnë aq shumë, shfrytëzoj këtë rast të t’ju shpreh mirënjohjen tonë të thellë për gjithë ndihmën që Kombet e Bashkuara kanë dhënë për Kosovën në këto vite vendimtare të historisë së saj\", përfundon urimi i Krasniqit dërguar Ban Ki-moonit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)