19 Prill 2024

Kryeparlamentari Krasniqi kthehet sot nga Kuvajti

Prishtinë, 28 maj - Kryetari i kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën zyrtare në shtetin e Kuvajtit dhe gjate dites se sotme kthehet ne Kosovë.

Gjatë kësaj vizite, Krasniqi ka realizuar takime të rëndësishme me kryetarin e Asamblesë Nacionale të Kuvajtit, Jassim Mohammad Al-Kharafi, me kryeministrin e Kuvajtit, Sheik Naser Al Mohammad-Al-Ahmad Al-Sabah, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit të Kuvajtit.

Kryetari i parlamentit, Krasniqi, është shoqëruar nga anëtarët e Kryesisë së Kuvendit: Xhavit Haliti, Ibrahim Gashi dhe Naim Maloku, si dhe nga Mehmet Hajrizi, shef i kabinetit dhe Skënder Reçica, këshilltar për protokoll dhe marrëdhënie ndërkombëtare.

Udhëheqësit kuvajtianë, kane shprehur kënaqësinë për vizitën dhe për të arriturat e Kosovës e për njohjen e saj ndërkombëtare, duke premtuar se edhe Kuvajti do ta bëjë shpejt atë. Por siç thanë ata, deri atëherë marrëdhëniet dhe bashkëpunimi midis dy vendeve tona duhet të thellohen. 

Delegacioni parlamentar i Kosovës kthehet sot në Kosovë, ndërsa në Aeroportin e Prishtinës do të mbajë një konferencë për media.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)