23 Prill 2024

Kryeparlamentari Krasniqi do të vizitojë Hungarinë

Prishtinë, 26 mars - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, me ftesë të  kryetarit të  Asamblesë Nacionale të Hungarisë, Laszlo Kover, do të bëjë një vizitë zyrtare në Hungari nga data 28 deri më 31 mars të këtij viti.

Gjatë vizitës zyrtare katër ditëshe (28-31 mars)  kreu i legjislativit të vendit, në krye të një delegacioni, do të takohet me kryetarin e Asamblesë, kryeministrin e dhe personalitete të tjera të këtij vendi

Në delegacionin që do të udhëheqë kryekuvendari Krasniqi do të jenë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të PDK-së dhe LDK-së, përkatësisht Adem Grabovci dhe Ismet Beqiri, si dhe shefi i kabinetit të kryekuvendarit, Mehmet Hajrizi e këshilltari Skënder Reçica.

Në kuadër të kësaj vizite , kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi do të takohet me z. László Kövér, kryetari i Asamblesë Nacionale të Hungarisë, Viktor Orbán,kryeministër i Hungarisë, Zsolt Németh, sekretar  i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Richárd Hörcsik, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane dhe me Mihály Balla, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)