07 Maj 2021

Kryeparlamentari Konjufca takoi ambasadorin e Austrisë

Prishtinë, 12 prill - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë z. Christoph Weidinger.

Ambasadori Austriak në Kosovë, z. Christoph Weidinger, uroi kryeparlamentarin Konjufca për detyrën e re në krye të Kuvendit të Kosovës. Ai tha se Austria do të vazhdojë të mbështesë popullin e Kosovës, në udhëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

Në takim është biseduar për përpjekjet e Kosovës lidhur me menaxhimin e pandemisë. Ambasadori Weidinger theksoi se pandemia me Covid-19 paraqet një sfidë të jashtëzakonshme për të gjithë botën. Kjo na dëshmon se të gjithë jemi në të njëjtën situatë. Vetëm përmes bashkëpunimit do të mund të tejkalojmë këtë sfidë, tha ai.

Me këtë rast z. Konjufca ka falënderuar ambasadorin z. Weidinger për urimin, si dhe për bashkëpunimin në mes të dy parlamenteve, atij Austriak dhe të Kosovës, duke cekur edhe programin “Demos-ti”, si program edukativ-qytetar për fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme, nëpërmjet të cilit ata fitojnë njohuri për demokracinë dhe funksionimin e Kuvendit.

Z. Konjufca ka përmendur edhe ndihmën e vazhdueshme e të gjithanshme të cilën Austria i ka ofruar Kosovës, duke shprehur.


 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Maj 2021

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me mbrojtësit e viktimave. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon tryezë diskutimi me ç’rast publikon raportin “Realizimi i Planit të Punës së KPK-së dhe PSh-së për vitin 2020”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimit e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit viziton Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve. (Strehimorja, Ulpianë, ora 10:45)
    
- KDI mban konferencë për medie ku do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës në prokurim publik, për vitin 2020. (Zyret e KDI-së, ora 11:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me Njësitin Kundër Dhunës në Familje-Policia e Kosovës. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ora 11:45)
    
- Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, do ta ndajë çmimin “Evropiani i Vitit 2021”, i cili jepet për të gjashtën herë radhazi nga BE-ja. (Shtëpia e Evropës, ora 13:00)