25 Prill 2024

Kryeminsitri Thaçi: Nuk ka krizë humanitare veri

Prishtinë, 4 gusht - Kryeminsitri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një mbledhje urgjente të kabinetit qeveritar, ka sqaruar se ka pasur takim të frytshëm me Buhlerin dhe është sqaruar situata e krijuar për sa i përket një marrëveshje më Buhler-it dhe Borislav Stefnoviç.

Për Thaçin shqetësimi konsiston në raportimet për një krizë humanitare në veri, për ç’gjë ai ka thënë se nëse agjencionet e Kombeve të Bashkuara konstatojnë se ka krizë humanitare, institucionet e Kosovës janë të gatshme të bashkëpunojnë në çdo drejtim.

Shqetësimi i qeverisë sipas tij ndërlidhet me formulimet e raportuara për kriza dhe nevoja humanitare. Pikë së pari në Kosovë nuk ka krizë humanitare.

\"Politikanët nuk janë ata që përcaktojnë se a ka krizë humanitare apo jo. Dje në Mitrovicë të gjitha agjencionit e UN-it që merren me çështje humanitare kanë konkluduar se nuk ka asnjë lloj krize humanitare në veri. Më lejoni ta them qartë, që ne nuk i kemi braktisur në asnjë rrethanë dhe nuk do t’i braktisim qytetarët tanë në veri. Ata janë shtetasit tanë, qytetarët tanë dhe ne do t’u dalim në ndihmë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që kemi në nivel qendror dhe nivel lokal”, ka thënë Thaçi.

\"Është e rëndësishme që të angazhohemi që ta konsolidojmë realitetin në veri. Nuk ka kthim prapa. Dhe, askush nga partnerët tanë nuk kërkon një gjë të tillë. Nuk ka kthim në gjendjen e para 25 korrikut. Veriu, që deri para 25 korrikut ka qenë vrimë e zezë dhe burim i kontrabandës dhe krimit, tashmë ka hyrë në një etapë tjetër.\"

\"Atë të rendit dhe ligjit. Ballafaqimi ynë nuk është kundër qytetarëve serbë që jetojnë atje, përkundrazi. Është krijimi i mundësive të barabarta, krijimi i një ambient ku rregullat i përcakton ligji, e jo kriminelët dhe kontrabandistët\", theksoi kryeministri Thaçi.

“Në takimin që kishim me gjeneralin e KFOR-it, Byhler, e njoftuam se në rast se asgjencionet e pavarura ndërkombëtare që merren me çështje humanitare vlerësojnë se ka nevojë, ne si institucione do të bashkëpunojnë në tërësi dhe do të jemi plotësisht në krye të obligimeve tona”, ka thënë Thaçi.



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)