19 Prill 2024

Kryeministri Toni Bler merr “Medaljen e Artë të Lirisë”

Prishtinë, 8 korrik - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot në kabinetin e tij ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Toni Bler.

Në një ceremoni të veçantë, Presidenti Sejdiu ia dorëzoi z.Toni Bler “Medaljen e Artë të Lirisë”, me të cilën e ka dekoruar Presidenti historik Ibrahim Rugova, më 12 qershor 2004. medalje kjo që u jepet qytetarëve të Kosovës dhe të huaj, për kontributin e lartë në mbrojtjen e lirisë së Kosovës.

Duke folur në këtë ceremoni, Presidenti Sejdiu u shpreh: “Populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës kanë një admirim të veçantë për Ju, i nderuar Kryeministër Bler, dhe për vendin Tuaj, Mbretërinë e Bashkuar.

\"Roli Juaj personal dhe i Mbretërisë së Bashkuar për çlirimin e Kosovës është i pazëvendësueshëm. Ju e bashkuat botën demokratike përreth Aleancës Veriatlantike në intervenimin më të madh humanitar të historisë moderne të njerëzimit për ta shpëtuar popullin e Kosovës nga gjenocidi që i kanosej në pranverën e vitit 1999.\"

Presidenti Sjediu tha se si President i Republikës ë Kosovës, ndihet shumë i privilegjuar t’i dorëzoj “Medaljen e Artë të Lirisë”, me të cilën e ka dekoruar paraardhësi, dr. Ibrahim Rugova, në shenjë të nderimit të gjithmonshëm që kane për Blair-in të gjithë qytetarët e Kosovës.

Pas takimit të tyre, Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Toni Bler dhanë nga një deklaratë për media.

Presidenti Sejdiu falënderoi zotin Bler për angazhimet për lirinë njerëzore, për lirinë e njerëzve të Kosovës, për shpëtimin e qenies sonë dhe, në të njëjtën kohë, për angazhimet e fuqishme që Mbretëria e Bashkuar, edhe nën udhëheqjen e tij edhe më vonë, e bënë për Kosovën.

“Shpreha falënderimet më të larta për angazhimet e veçanta të të gjitha ekipeve të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, që kanë ardhur që të ndihmojnë në ngritjen e kapaciteteve tona edhe ekonomike por edhe institucionale dhe, në të njëjtën kohë, një konsideratë të lartë për angazhimet e tij deri në nivelet më të larta të mekanizmave ndërkombëtarë, deri në Kombet e Bashkuara dhe në Këshillin e Sigurimit, për të ardhmen e Kosovës, të Kosovës së të gjithë qytetarëve të saj, vijoi Presidenti Sejdiu.

“Kosova nuk ka vizion tjetër, do të jetë atdhe i dashur për të gjithë qytetarëve e saj, me sfidat që ka, por do të kalojnë në sukses të vazhdueshëm, ka objektivin e saj që të jetë anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s dhe ka një objektiv të fuqishëm që me këtë përmbushje të fuqishme të kritereve çka edhe e demonstron të ketë raporte shumë të mira edhe me të gjitha vendet e rajonit por edhe me vendet e tjera”, tha më tej Presidenti Sejdiu.

“Më lejoni të shpreh kënaqësinë dhe nderin që jam në Kosovë. Me Presidentin Sejdiu kishin bisedime shumë përmbajtjesore për të kaluarën dhe të tashmen e Kosovës”, tha kryeministri Bler, duke falënderuar Presidentin Sejdiu për pritjen.

“Më lejoni t’ju falënderoj për fjalë miradije, për respekt timin dhe të vendit tim. Është mundësi edhe për mua që t’i falënderoj forcat e armatosura të vendit tim dhe të NATO-s që kanë pasur një rol kaq të rëndësishëm në atë që ka ndodhur para disa vitesh”, tha ai.

Diskutimi ishte i përqendruar drejt së ardhmes dhe perspektivës evropiane dhe jemi pajtuar se sa me rëndësi është që Kosova të vazhdojë të bëjë përparime duke i mundësuar idesë evropiane që të bëhet realitet dhe të afrohet me Kosovën dhe njerëzit e saj, vijoi më tej z.Bler.

“E di që ka shumë punë që janë duke u vazhduar, me procesin e njohjeve, me anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare, dhe përparimi i dukshëm që është bërë është bërë duke iu falënderuar lidershipit dhe njerëzve të Kosovës. Është kënaqësi për mua të jem me ju këtu dhe të kthehem në Kosovë pas 11 vitesh. I kam vërejtur ndryshimet dhe për t’i njohur ato”, tha kryeministri Bler.

Ndërsa, i pyetur nëse Kosova është çështje e zgjidhur, pasi ajo është njohur nga 69 shtete, por ka edhe pesë vende ne BE që nuk e kane njohur, z.Bler u përgjigj:

“Unë mendoj se Kosova është çështje e zgjidhur, në kuptim që Kosova është këtu dhe do të vazhdojë të jetë këtu, si shtet i pavarur. Ka një lloj procesi të njohjes ndërkombëtare, por mendoj se me përparimin e Kosovës do të bëhet edhe më e lehtë që të zgjidhet edhe kjo çështje. Pra, dujke marrë parasysh rezolutën e Parlamentit Evropian, kjo është e rëndësishme. Sigurisht që këto gjëra do të vazhdojnë, do të ketë mospajtime të vazhdueshme, por nëse e shohim përparimin e vazhdueshëm të këtyre njohjeve, kjo është impresive”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)