29 Mars 2024

Kryeministri Thaçi paralajmëron njohje të reja për Kosovën

Prishtinë, 2 gusht - Në periudhën e ardhshme do të rritet numri i njohjeve të shtetësisë së Kosovës. Këtë bindje e shprehu kryeministri Hashim Thaçi, pas takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e Shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur bindjen se në periudhën e ardhshme do të rritet numri i njohjeve të shtetësisë së Kosovës.

Ai tha se në mbledhjen e nesërme të Këshillit të Sigurimit, Kosova do të prezantohet në mënyrë dinjitoze nga ministri i jashtëm Hyseni dhe partnerët ndërkombëtarë dhe theksoi se gjërat janë duke u zhvilluar në drejtim të njohjeve të reja dhe forcimit të shtetit.

“Procesi do të ecë vetëm përpara dhe do të ketë njohje të sigurta. Pra, procesi i pavarësisë së Kosovës, i konsolidimit dhe i njohjeve, do të njeh një fuqizim të ri gjithë ndërkombëtar”, tha kryeministri Thaçi.

Me iniciativë të Rusisë, të martën do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, e para e këtij lloji, që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, paraqiti mendimin këshillëdhënës për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)