06 Gusht 2021

Kryeministri Thaçi niset për vizitë zyrtare në Turqi

Prishtinë, 13 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi niset për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë, ku me ftesë të kryeministrit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Liderëve të Ndryshimeve, që do të mbahet nga 14 deri në 15 mars në Stamboll.

Samiti Botëror i Liderëve të Ndryshimeve, që mbahet çdo vit në Stamboll, synon të krijojë një platformë të diskutimeve lidhur me ndryshimet globale në fushën e ekonomisë, politikës dhe atë sociale, duke mbledhur në këtë takim akademikë, përfaqësues të biznesit, politikanë dhe liderë nga vende të ndryshme, personalitete të cilët udhëheqin ndryshimet në vendet e tyre dhe më gjërë.

Para nisjes, Kryeministri Thaçi do të mbajë një konferencë për media në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2021

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të diskutohet procesi i monitorimit të Ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Nënshkuhet Memorandumi me Ambasadën e Norvegjisë “Mbështetje për Kuvendin e Republikës së Kosovës, kryetarin e Kuvendit dhe kabinetin e tij, komisionet dhe grupet parlamentare, nën kornizën ‘Fuqizimi i paqes dhe shtetndërtimit dhe avancimi i agjendës evropiane për Kosovën’. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 10:40)  

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për medie lidhur me koncertin e Ramë Lahajt. (Hotel “Opera” në Prishtinë, ora 14:30)