28 Mars 2024

Kryeministri Thaçi ngushëllon homologun polak Donald Tusk

Prishtinë, 10 prill -  Me rastin e vdekjes tragjike të Presidentit polak Lech Kaczynski, Kryeminsitri i Qeverisë së Republikës së Kosovës ka ngushëlluar kryeministrin polak Donald Tusk. Në telegram thuhet:

Shkelqësia Juaj, kryeministër Tusk,

Me dhembje dhe pikëllim morën lajmin për vdekjen tragjike të Presidentit të Polonisë, Lech Kaczynski, bashkëshortes së tij dhe të shumë qytetarëve tjerë në fatkeqësinë ajrore që ndodhi sot.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të thellë për qeverinë dhe popullin polak.

Kam bindjen që populli polak dhe institucionet e tij do të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje e cila ka prekur ndjenjat e miliona njerëzve në mbarë botën.

Hashim Thaçi,

Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)