19 Prill 2024

Kryeministri Thaçi ngushëlloi kryeministrin turk Tayip Erdoğan

Prishtinë, 8 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryeministrit të Republikës së Turqisë, Recep Tayip Erdoğan, me rastin e tërmetit, që ka goditur një pjesë të Turqisë dhe në të cilin kanë humbur jetët shumë qytetarë të Turqisë.

Në telegram thuhet:

I nderuari kryeministër,

Me dhembje të madhe e morëm lajmin për humbjen tragjike të jetëve të qytetarëve turq në tërmetin, që ka goditur pjesë të vendit tuaj.

Në këto momente të vështira, ju lutem pranoni ngushëllimet më të thella në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Populli dhe Qeveria e Republikës së Turqisë ka qenë në vazhdimësi në mbështetje të popullit dhe të vendit tonë, edhe në kohët më të vështira, edhe në periudhën e shtetndërtimit dhe zhvillimit.

Populli i Republikës së Kosovës dhe qeveria që drejtoj unë, bashkëndjen dhembjen me ju, me qeverinë tuaj dhe me gjithë qytetarët e Turqisë.
 

Hashim Thaçi,

Kryeministër i Republikës së Kosovës

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)