28 Mars 2024

Kryeministri Thaçi jep dorëheqje nga pozita e deputetit

Prishtinë, 12 shkurt -  Përmes një letre, drejtuar kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Jakup Krasniqi, kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të njohur dorëheqjen e tij nga pozita e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në letër thuhet:

“I nderuari z.Krasniqi

Duke u bazuar në nenin 70 paragrafin 3 (2) të Kushtetutës së Kosovës si dhe në pikën 5 të Rregullës nr. 14 të Rregullores së Punës së Kuvendit të Kosovës, ju paraqes dorëheqjen time nga pozita e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Këtë veprim e kam ndërmarrë duke pasur parasysh përkushtimin tim ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe të përmbushjes në mënyrë sa më efikase të të gjitha detyrave të mia si Kryeministër.

Një gjë e tillë do të ndihmonte edhe vet Kuvendin e Republikës së Kosovës në rritjen e efikasitetit në punë dhe krijimin e mundësisë për deputet të ri që do të jenë të përkushtuar vetëm në punët dhe detyrat që përkojnë me funksionin e deputetit”, thuhet në fund të letrës që kryeministri Hashim Thaçi i ka dërguar kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)