18 Prill 2024

Kryeministri Thaçi do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Turqi

Prishtinë, 8 maj - Me ftesë të Presidenit të Republikës së Turqisë, Abdullah Gül dhe kryeministrit Recep Tayyip Erdoğan, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nga 9 maji do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Turqi, ku do të marrë pjesë në punimet e Konferencës “Least Developed Countries Conference”, që organizohet nga Kombet e Bashkuara në Stamboll.

Po ashtu, kryeministri Thaçi do të marrë pjesë edhe në Takimin e Nivelit të Lartë lidhur me Investimet dhe Partneritetin, që do të organizohet në kuadër të konferencës.

Pjesëmarrja e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën e vendeve në zhvillim, është në vazhdën e përkushtimit të kryeministrit Thaçi dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për rritjen e numrit të njohjeve të reja për shtetin e Kosovës dhe sjelljen e investimeve të reja në vend.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)