16 Prill 2024

Kryeministri Kurti uron Gjermaninë në Ditën e Ribashkimit

Prishtinë, 3 tetor - Në 31 vjetorin e Ditës së Ribashkimit të Gjermanisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot pati kënaqësinë të marrë pjesë në shfaqjen virtuale të videos së përgatitur nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, për këtë ditë të veçantë për popullin gjerman.

Me rastin e kësaj feste, kryeministri Kurti uron përzemërsisht shtetin dhe popullin mik gjerman.

Ky akt paqësor i vendosmërisë i popullit gjerman për liri dhe mençuria politike e elitës politike gjermane është shembull për të gjithë.

Kryeministri Kurti falënderon Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Jörn Rohde, për bashkëpunimin e shkëlqyer me Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës dhe rithekson rëndësinë e marrëdhënieve të veçanta ndërmjet dy shteteve.​


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)