28 Mars 2024

Kryeministri Kurti udhëton për në Austri

Prishtinë, 12 janar - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Austri.

Me ceremoni zyrtare, Kryeministri Kurti do të mirëpritet nga Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer për një takim bilateral. Pas takimit bilateral planifikohet të ketë një konferencë të përbashkët për media.

Gjatë qëndrimit njëditor në Vjenë, Kryeministri Kurti po ashtu do të marrë pjesë në diskutimin me temë "Ballkani Perëndimor: pjesë qendrore e paqes së qëndrueshme në Evropë" të organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës, Instituti Austriak për Politika Evropiane dhe të Sigurisë dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)