06 Dhjetor 2022

Kryeministri Kurti takoi kongresisten, Elissa Slotkin

Washington, 17 maj - Në takimin ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe kongresistes Elissa Slotkin u diskutua për marrëdhënien e veçantë të dy vendeve tona, zhvillimet gjeopolitike në Evropë dhe sigurinë e rajonit pas agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Federatës Ruse ndaj Ukrainës.

Kryeministri Kurti e njoftoi kongresisten Slotkin për vendimet, politikat dhe rezultatet kryesore të qeverisjes së deritanishme, me theks te rritja ekonomike dyshifrore, luftimi i korrupsionit dhe përmirësimi i indikatorëve të demokracisë sipas vlerësimeve të raporteve të organizatave ndërkombëtare.  

Ai shtoi se duke iu bashkëngjitur botës demokratike në dënimin e agresionit rus dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse dhe duke strehuar qytetarët afganë në Kosovë, Kosova ka treguar lidership dhe ka dëshmuar se është partnere e besueshme e aleatëve të saj.

Në anën tjetër, kongresistja Slotkin i uroi mirëseardhje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo tha se asnjë shtet nuk mund të qëndrojë neutral në mes Rusisë dhe Ukrainës dhe se edhe një herë jemi në një epokë që çdo shtet duhet të zgjedhë anë.

Më tej, ajo e falënderoi kryeministrin Kurti dhe Republikën e Kosovës për ndihmën që i kanë ofruar Shteteve të Bashkuara të Amerikës në strehimin e qytetarëve afganë.

“Faleminderit për ndihmën tuaj atëherë kur kishim nevojë shumë për ju”, tha kongresistja Slotkin.

Ajo gjithashtu shprehu mbështetjen e saj të plotë për Republikën e Kosovës dhe aspiratat e saj për anëtarësim në organizata rajonale dhe ndërkombëtare, në veçanti në NATO.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

 

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Podujevës. (Teatrin ”Avdush Hasani” në Podujevë, ora 17:30)