20 Prill 2024

Kryeministri Kurti pranon letër urim nga kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins

Prishtinë, 6 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urim nga Kryeministri i Republikës së Letonisë, Krisjanis Karins.

Në urim, kryeministri Karins i ka shprehur kryeministrit Kurti përgëzimet e sinqerta për emërimin kryeministër i Republikës së Kosovës, duke i uruar njëherësh më të mirat për një mandat produktiv.

Kryeministri i Letonisë ka shkruar se e mirëpret bashkëpunimin me kryeministrin Kurti, në mënyrë që, siç ka thënë ai, të avancojmë marrëdhëniet miqësore bilaterale mes Letonisë dhe Kosovës.

Gjithashtu, i ka uruar sukses në procesin e reformave që dërgojnë drejt integrimit të mëtejshëm evropian të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)