26 Prill 2024

Kryeministri Kurti bëri homazhe dhe vendosi lule te Kompleksi Memorial në Marinë

Skënderaj, 30 prill - Në 23 vjetorin e rënies heroike të komandantit Ilaz Kodra, Kryeministri i vendit, Albin Kurti bëri homazhe dhe vendosi lule të freskëta te Kompleksi Memorial i dëshmorëve në Marinë, të Skënderajt.

Ilaz Kodra, pas rënies së Fehmi Lladrovcit dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovcit, më 22 shtator të vitit 1998, u caktua komandant i kësaj brigade, e njohur më vonë si Brigada 114, "Fehmi Lladrovci", Zona Operative e Drenicës, pra sipas emrit të komandantit të saj të parë. Ai dha jetën duke i mbrojtur civilët e fshatit Verbovc e Shtuticë.

Në prill të vitit 1999, teksa forcat e Serbisë pushkatonin e kryenin masakra kundër popullsisë civile shqiptare, ato goditeshin nga aeroplanët e NATO-s dhe ushtarët e UÇK-së.

 Në kushte dhe rrethana të një rrethimi të hekurt po zhvillohej luftë e ashpër për çlirim e mbijetesë.

Në vitin 1991, Adem e Hamëz Jashari, Ilaz Kodra e bashkëluftëtarë të tjerë, kaluan kufirin me Shqipërinë duke u futur ilegalisht, me qëllim për t’u stërvitur dhe për t’u armatosur. Ishin këto fillet e organizimit të asaj që më vonë njihet si Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)