19 Prill 2024

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama viziton sot Kosovën

Prishtinë, 27 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret sot me ceremoni shtetërore në Sheshin "Skënderbeu", Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar të Shqipërisë.
 
Kryeministri Rama vjen për vizitë në Prishtinë tani kur marrëdhëniet Kosovë - Serbi janë në pikën më kritik.

Kjo në fakt e para vizitë zyrtare qe kryeministri Rama do të zhvillojë pas marrjen zyrtarisht të mandatit të tretë qeverisës.

Rama nuk do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe as me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Por do të takohet me tre liderët e opozitës: Ramush Haradinaj, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Rama do të dekorojë edhe akademikun, Rexhep Qosja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)