16 Prill 2024

Kryekuvendari Konjufca priti në takim drejtoreshën e NDI-së, ambasadoren Soderberg

Prishtinë, 2 qershor - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim drejtoreshën e NDI-së (National Democratic Institute) për Kosovë, ambasadoren Nancy Soderberg.

Ambasadorja Soderberg, pasi e ka uruar kryekuvendarin Konjufca për detyrën, ka konfirmuar përkushtimin e NDI-së për bashkëpunim dhe vazhdim të projekteve me interes për vendin.

Kryekuvendari Konjufca vlerësoi kontributin e deritashëm të NDI-së në ndërtimin e institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës dhe shprehu gatishmërinë  për intensifikimin e bashkëpunimit në të ardhmen. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)