27 Prill 2024

Kryekuvendari Konjufca priti në takim diplomatin Julien Sassel

Prishtinë, 31 gusht - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim shefin e ri të Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Julien Sassel.

Me këtë rast, kreu i Kuvendit Konjufca, pasi i  uroi mirëseardhje dhe suksese në punën e tij përfaqësuesit nga Belgjika, e njoftoi atë për punën dhe angazhimet e Kuvendit.

Kreu i Kuvendit vuri në spikamë angazhimet parlamentare lidhur me miratimin e ligjeve dhe harmonizimin e tyre me ato të BE-së, si dhe bashkëpunimin ndërinstitucional me qëllim të fuqizimit të demokracisë.

Në vijim të takimit, kryekuvendari Konjufca,  çmoi lart bashkëpunimin e deritashëm në mes dy vendeve dhe premtoi vazhdimin dhe avancimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi.

Shefi i Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Julien Sassel, nga ana e tij, falënderoi kreun e Kuvendit për pritjen, ndërkaq u shpreh i bindur se marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve, do të vijojnë dhe thellohen edhe më tej edhe gjatë përfaqësimit të tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)