28 Mars 2024

Kresal shprehu mbështetjen e Sllovenisë për Kosovën

Prishtinë, 10 maj - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot ministren e Punëve të Brendshme të Sllovenisë, Katarina Kresal.

Ministrja Kresal e uroi presidenten për zgjedhjen në krye të vendit dhe i shprehu mbështetjen e Sllovenisë për Kosovën në fushën ekonomike dhe atë politike.

Ajo ofroi përkrahjen e Ministrisë së Brendshme të Sllovenisë në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe u angazhua për qartësimin e pozitës së Kosovës në raport me BE-në.

Presidentja Jahjaga e falënderoi ministren e brendshme të Sllovenisë për përkrahjen që shteti i saj i ka ofruar dhe po i  ofron Kosovës dhe e vlerësoi bashkëpunimin e ndërsjellë në fusha të ndryshme.

Presidentja Jahjaga theksoi rëndësinë e madhe që ka përfshirja e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave dhe tha se vendosja e marrëdhënies kontraktuale me BE-në i ndihmon reformat e brendshme si dhe hap perspektivën evropiane për Kosovën.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)