06 Gusht 2021

Krasniqit pranoi raportin e zhvillimit njerëzor në Kosovë

Prishtinë, 25 shkurt - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në një takim zonjën Osnat Lubrani, koordinatore për zhvillim e OKB-së dhe përfaqësuese e përhershme e UNDP-së.

Me këtë rast zonja Lubrani e përgëzoi kryekuvendarin për rizgjedhje në këtë post, duke shfaqur shpresën se roli i Kuvendit të Kosovës do të avancohet edhe më.

Lubrani theksoi se UNDP-ja dhe të gjitha agjencitë tjera të OKB-së që veprojnë në Kosovë  do të thellojnë edhe më tutje bashkëpunimin me Kuvendin e Kosovës, duke i  ofruar mbështetje të përhershme në veprimtarinë e gjithëmbarshme.

Gjatë këtij takimi zonja Osnat Lubrani ia dorëzoi kryekuvendarit Krasniqi Raportin e Zhvillimit Njerëzor në Kosovë për vitin  2010.

Ky Raport synon të sfidojë statusquon në Kosovë, ashtu siç bëri edhe Raporti global ëmë, duke riformuluar objektivat zhvillimore të Kosovës lidhur me popullsinë e saj, e jo vetëm me ekonominë dhe ligjet e saj, duke ditur se koncepti i përfshirjes sociale është koncept kryesor në familjen evropiane.

Kryekuvendari Krasniqi u falënderua për urimet, si dhe për bashkëpunimin që zhvillohet ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe UNDP-së e agjencive të tjera të OKB-së.

Ai  u zotua se Kuvendi i Kosovës gjithnjë do të jetë i hapur e i angazhuar për thellimin e këtij bashkëpunimi.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2021

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të diskutohet procesi i monitorimit të Ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Nënshkuhet Memorandumi me Ambasadën e Norvegjisë “Mbështetje për Kuvendin e Republikës së Kosovës, kryetarin e Kuvendit dhe kabinetin e tij, komisionet dhe grupet parlamentare, nën kornizën ‘Fuqizimi i paqes dhe shtetndërtimit dhe avancimi i agjendës evropiane për Kosovën’. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 10:40)  

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për medie lidhur me koncertin e Ramë Lahajt. (Hotel “Opera” në Prishtinë, ora 14:30)