28 Mars 2024

Krasniqi - Thaçit: Unë muj me dal me ja thy edhe dhomtë

Prishtinë, 6 korrik - Deputetit i Lëvizjes “Vetëvendosje!”, Florin Krasniqi ka drejtuar një akuzë dhe paralajmërim ndaj kryeministrit Hashim Thaçi, duke e paralajmëruar se do `ia kishte thyer dhëmbët.

Ai këtë e deklaroi sot para Gjykatës Komunale në Prishtinë, ku ishte caktuar seanca e sotme gjyqësore  lidhur me padinë e ngritur të Krasniqit ndaj kryeministrit Thaçi, pasi që ky i fundit atë e kishte akuzuar si kriminel.

“Unë po du që problemin me të ta zgjidh me drejtësi, por ka edhe forma tjera që unë nuk po i du ato. Unë muj me dal me ja thy edhe dhomtë. E meriton. Jo që nuk muj edhe nuk guxoj, dhe jo që se meriton ai edhe banda e tij, por kjo nuk është drejtësi”, deklaroi deputeti Krasniqi.

Ai ka ngritur akuzën disa muaj më parë, pasi që kryeministri Thaçi e akuzoi për kriminel, ndërsa kërkon që procesi gjyqësor të udhëhiqet nga gjykatës vendor dhe jo ndërkombëtar, pasi që lënda është proceduar në EULEX, me arsyetimin se bëhet fjalë për personalitete të rëndësishme të vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)