29 Mars 2024

Krasniqi takohet me partitë politike për të diskutuar krizën

Prishtinë, 5 prill - Nga e nesër ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi do të fillojë takimet me përfaqësuesit e partive politike.

Takimet që do të nisin me partitë parlamentare do të kenë në qendër zhvillimet e fundit politike dhe krizën në vend. Ndërkaq, AAK-ja ka kërkuar tryzë të partive parlamentare.

"Ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës dhe i Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme janë të domosdoshme për stabilizimin afatgjatë të skenës politike të vendit, e cila është e dëmtuar rëndë me zgjedhjet e manipuluara parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar", thuhet në një komunikatë të AAK-së, të lëshuar pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie.

Kryesia e AAK-së kërkon mbajtjen e Tryezës Politike të të gjitha subjekteve parlamentare si rrugë për gjetjen e konsensusit politik në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)