28 Mars 2024

Krasniqi: Presidenti u zgjodh me 54 vota

Prishtinë, 25 Shkurt - Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Jakup Krasniqi, i cili pas Fatmir Limajt, është personi i dytë që ka deklaruar publikisht se ka votuar kundër Behgjet Pacollit për president të Kosovës, ka thënë se presidenti është zgjedhur me 54 vota.

Sipas tij, votat që janë dhënë pastaj, janë vota të presionit.

Përgjegjës për presionet ndaj deputetëve, por edhe për dështimet e mundshme, ai e bënë kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi.

Në një bisedë për “Koha Vision”, duke sqaruar atë që ka ndodhur në seancën e së martës, ku u votua për zgjedhjen e presidentit, Krasniqi ka thënë se neni 70 i Kushtetutës së Kosovës i garanton deputetët se nuk duhet të kenë presione në marrjen e vendimeve të tyre.

Kurse thotë se deputetët e PDK-së në zgjedhjen e presidentit kanë votuar nën ndikimin e presioneve, pasi u është thënë se nëse shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, më nuk do të jenë në listën e votuesve.

Ai ka thënë se përkundër raporteve të deritanishme që janë bërë në dëm të Kosovës, me zgjedhjen e presidentit, Kosovës më shumë do t’i shtohen kritikat nga bashkësia ndërkombëtare.

Kryeparlamentari ka thënë se në rast të dështimit të presidentit dhe qeverisë, përgjegjësia e vetme i bie kryeministrit dhe kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi, pasi ka qenë vendimi i tij që Pacolli të jetë kandidat për president.

Krasniqi ka thënë se partitë në Kosovë dhe në rajon kanë një demokraci totalitare, ndërsa nuk ka ngurruar ta quajë PDK-në një parti totalitare, pasi për çdo gjë vendos vetëm kryetari saj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)