28 Mars 2024

Krasniqi mohon kontestimin e Jahjagës

Prishtinë, 12 prill - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka mohuar të ketë ndërmend të marrë çfarëdolloj nisme para Gjykatës Kushtetetuese me qëllim kontestimin e zgjedhjes së presidentes Atifete Jahjaga.

Në një reagim per media Krasniqi theksoi se me gjithë kritikat ndaj hapave proceduralë për këtë zgjedhje, respekton dhe mbështet marrëveshjen me të cilën vendi doli nga ngërçi politik. 


"Kabineti i Kryetarit të Kuvendit hedh poshtë pohimet se dikush nga Kabineti i Kryetarit të ketë thënë se Jakup Krasniqi dhe Lëvizja Vetëvendosje do të paraqesin iniciativë në Gjykatën Kushtetuese përkitazi me zgjedhjen e presidentes së Kosovës, znj. Jahjaga. Për Krasniqi zgjedhja e Presidentes është në përputhje të plotë me Kushtetutën", thuhet në reagimin e kabniteti te kryeparlamentarit


Ai i cilësoi si të pasakta publikimet në media se ai do të mbështesë nismën për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Atifete Jahjaga.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)