18 Prill 2024

Krasniqi: Ministrinë e Kulturës e gjeta si degë të LDK-së

Prishtinë, 7 korrik - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Memli Krasniqi, u është kundërpërgjigjur ekspertëve të Kulturës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).


Ai në një intervistë për “Epokën e Re”, ka thënë se LDK-ja po akuzon për shkak se deri më tani këtë ministri e ka shfrytëzuar si të ishte degë e saj, duke instaluar njerëz të paarsimuar, militantë e familjarë. “LDK-ja Ministrinë e Kulturës e ka konsideruar sikur të ishte degë e vet, asnjëherë si institucion publik.


Këtu janë instaluar në mënyrë të paligjshme njerëz partiakë, militantë e familjarë të udhëheqësve të partisë, pa e respektuar ligjin dhe pa i respektuar procedurat, jashtë çdo koncepti administrativ. Akuzat e tyre janë tendenca për ta politizuar një proces të vendosjes së rendit dhe ligjit në këtë ministri”, tha ai.


Ai ka thënë se ekspertët e LDK-së dhe vet LDK-ja po e keqpërdorë për qëllime partiake edhe figurën e ish-presidentit Ibrahim Rugova.


“Ata po tregojnë mungesë të respektit për presidentin Rugova. Pyetja ime për LDK-në do të ishte: Çfarë keni bërë ju për presidentin Rugova? Çfarë ka bërë LDK-ja për Rugovën? Cilat vepra ia keni botuar deri më sot? Cilat ndere e merita ia keni bërë? Krejt çka kanë bërë me vite të tëra për presidentin Rugova është keqpërdorimi i emrit të tij”, është shprehur Krasniqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)