23 Prill 2024

Krasniqi: Kuvendi nuk është informuar zyrtarisht për marrëveshjet

Prishtinë, 5 korrik - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se Kuvendi nuk është dhe nuk ka qenë i informuar me bisedimet Prishtinë-Beograd dhe për marrëveshjet e arritura.

“Vazhdoj të kem këtë qëndrim që ne nuk jemi informuar zyrtarisht me zhvillimin e këtij dialogu, nuk kemi një dokument zyrtar në bazë të cilit do të shprehnim qëndrimin tonë”, tha Krasniqi, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë ai ia ka bërë të qartë qeverisë se nëse ekziston ndonjë dokument i nënshkruar me Serbinë, atëherë ai duhet të vij në Kuvend.

Por, nga pozita e tij si kryetar i Kuvendit, Krasniqi tha se nuk është ai që vendos nëse duhet të debatohet për këtë çështje në Parlament, pasi janë grupet parlamentare ato që duhet të kërkojnë diskutime të tilla.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)