20 Prill 2024

Krasniqi: Kuvendi i Kosovës të nxjerrë rezolutë për bisedime

Prishtinë, 28 shkurt - Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi tha se Kuvendi i Kosovës duhet të nxjerrë rezolutë e cila do të përcaktojë kornizat e bisedimeve me Serbinë.
 
Ai tha se pret që grupet parlamentare të kërkojnë debat në Kuvend rreth çështjes së dialogut me Serbinë. Opozita ndërkaq, theksoi se çfarëdo dialogu me Serbinë do të jetë i karakterit politik.

Kosova nuk duhet të nisë bisedimet me Serbinë pa kaluar kjo çështje në Kuvend, thonë përfaqësues të partive parlamentare. Kryekuvendari Jakup Krasniqi, duke përkrahur këtë qëndrim, madje pret që kjo çështje do të kërkohet për tu debatuar në Kuvend nga grupet e pozitës, por është më se i sigurt se do ta kërkoj opozita.

Grupi më i madh opozitar, LDK-ja thotë se qoftë edhe e vetme, ka numrat që ta ngris këtë çështje në Kuvend.

Sabri Hamiti nga LDK, thotë se nuk qëndron arsyetimi se kjo është çështje strategjike dhe nuk mund të bisedohet hapur, pasi ai thekson mundësinë që debati të organizohet edhe i mbyllur për publikun.

Ndryshe ai thotë se nuk qëndron as arsyetimi se po bisedohet për çështje teknike.

Ndërsa zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, thotë se perceptimi është se me Serbinë është çdo gjë politike.

Lëvizja Vetëvendosje, thotë se këto nuk janë bisedime apo dialog, por negociata, të cilat janë të dëmshme dhe të rrezikshme për Kosovën.

Visar Ymeri nga kjo lëvizje thotë se ato do t’i mundësojnë Serbisë aderimin në BE kurse Kosova nuk fiton asgjë.

Ai thotë se Vetëvendosja përpos që kërkon që çështja të diskutohet në Kuvend do të përdorë edhe mjete jashtë-institucionale siç ka bërë deri më tash.

E ardian Gjini i AAK-së, përmend se shumica shqiptare në Kuvend përfaqësohet nga opozita prandaj çdo proces që anashkalon Kuvendin nuk ka legjitimitet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)