28 Mars 2024

Krasniqi i dorëzoi postin e Presidentit, Pacollit

Prishtinë, 24 shkurt - Në kabinetin e Presidentit të Republikës, sot është zhvilluar ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës nga ish-Ushtruesi i Detyrës së Presidentit, dr. Jakup Krasniqi, te Presidenti i zgjedhur i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli.

Në takim, z.Krasniqi i uroi detyrën dhe sukses në kryerjen e saj Presidentit Pacolli. Ndërsa, z.Pacolli tha se me z.Krasniqi, si kryetar i Kuvendit, do të ketë bashkëpunim të vazhdueshëm, në interes të ndërtimit të një shteti të sinqertë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Sot ishte një fillim shumë i mirë, i mbarë i ditës së punës. Me z.Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës, do të vazhdojmë të bashkëpunojmë në të ardhmen”, u shpreh Presidenti Pacolli, duke folur për media, pas takimit.

“Kuvendi i Kosovës, me votat e veta, i ka dhënë besimin z.Pacolli për të qenë President i Kosovës dhe unë jam sot këtu për t’ia uruar detyrën. Pushtetet janë të ndara dhe ne do t’i kryejmë detyrat tamam ashtu siç e jep Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe ligjet me të cilat punojnë dy institucionet”, theksoi ndërkaq kryetari i Kuvendit të Kosovës, z.Jakup Krasniqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)