24 Prill 2024

Krasniqi: GJND-ja është në favor për të gjithë rajonin

Prishtinë, 14 shtator – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi gjatë një takimi që zhvilloi me nënkryetarët e Kuvendit të Shqipërisë Ardian Turku dhe Namik Dokle, si dhe ish-kryeministrin Ylli Bufi, theksoi se opinioni i GJND-së është i favorshëm për të gjithë rajonin.

Krasniqi tha se duhet të bëhen  përpjekje akoma më të mëdha për kontakte me të gjitha shtetet,  që ende nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë atë.

Të dy zyrtarët e dy shteteve folën edhe për çështje të bashkëpunimit ndërmjet kuvendeve  të Kosovës dhe të  Shqipërisë.

Krasniqi foli për Rezolutën e miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për Kosovën, duke theksuar se me këtë Rezolutë fituan të gjithë, do të thotë nuk ka humbës.

Pas miratimit të kësaj Rezolute dhe opinionit të GJND-së priten njohje të reja të Kosovës nga shtete të ndryshme të botës.

Në këtë frymë, në këtë takim ishin unik në faktin që duhet të bëhen  përpjekje akoma më të mëdha për kontakte me të gjitha shtetet  që ende nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë atë.

Gjatë takimit bashkëbiseduesit ishin unik në konstatimin se është i nevojshëm thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë, sidomos në këmbimin e përvojave.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)