24 Prill 2024

Krasniqi e Kuqi nisen sot në një vizitë në Bruksel

Berlin, 21 qershor - Një delegacion i Kosovës,i kryesuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës,dr. Jakup Krasniqi, niset sot në një vizitë zyrtare në Belgjikë, ku do të qëndrojë deri më 24 qershor.

Delegacioni nga Kosova do të marrë  pjesë në takimin e tretë ndërparlamentar në Parlamentin Evropian qe do të diskutohet edhe për Kosovën, i cili do të mbahet më 22 dhe 23 qershor në Bruksel.

Në përbërje të delegacionit të Kosovës do të jenë edhe Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës, Sabri Hamiti, anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës,Sllobodan Petroviq, anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Bahri Hyseni, kryetar i Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi, Zylfije Hundozi, kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane, Berim Ramosaj, deputet, Xhezair Murati, shef i Grupit Parlamentar 7 +, Mehmet Hajrizi, këshilltar i lartë politik
dhe shef i kabinetit të kryekuvendarit Krasniqi, Skënder Reçica, këshilltar për protokoll dhe marrëdhënie ndërkombëtare, si dhe Lirak Çelaj, këshilltar i zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)