24 Prill 2024

Krasniqi do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Itali

Prishtinë, 20 maj - Një delegacion i Kuvendit të Kosovës, i prirë nga kryeparlamentari, dr.Jakup Krasniqi, në shoqërim të nënkryetarëve Xhavit Haliti e Glauk Konjufca, dhe këshilltari i lartë politik i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Bilall Sherifi, nga data 22-26 maj do të   qëndrojë për vizitë zyrtare në Itali.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni do të ketë takim me presidentin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Italian, Gianfranco Fini, me presidentin e Komisionit Politik të BE-së, Migliori, dhe me  zv. presidentin e Senatit, Vannino Chiti.

Delegacioni do të takojë edhe presidentin e Komisionit për Punë të Jashtme, Stefani, shefin e grupit parlamentar të partisë PDL (Popolo della Libertà) Fabrizio Cicchitto dhe shefin e grupit parlamentar të partisë PD (Partito Democratico), Dario Franceschini.

Gjatë kësaj vizite kreu i Kuvendit me shoqëruesit, do të vizitojë edhe  Muzeun Capitolini dhe Përmendoren e Skënderbeut në Piazza Albania, si dhe  Museun  në Vatikan.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)