18 Prill 2024

Krasniqi dënon aktin kriminal ndaj ushtarakëve amerikanë

Prishtinë, 3 mars - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr.Jakup Krasniqi, shpreh indinjatën e tij të thellë për krimin e shëmtuar të shtetasit të Kosovës ndaj ushtarakëve të SHBA-së.

Me këtë rast, kryeparlamentari Krasniqi, në emër të tij dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të thella  institucioneve të SHBA-së dhe familjeve të oficerëve të vrarë në Frankfurt, ndërsa ushtarakëve të plagosur u uron shërim të shpejtë.

Kryeparlamentari Krasniqi garanton institucionet dhe popullin amerikan për respektin dhe dashurinë e  madhe që ka populli i Kosovës për SHBA-në dhe qytetarët e saj.

Kosova u është mirënjohëse përjetësisht shtetit dhe popullit amerikan për kontributin e madh që kanë dhënë për lirinë, pavarësinë dhe zhvillimin e gjithanshëm të Kosovës. 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)