25 Prill 2024

KQZ premton angazhim maksimal për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

Prishtinë, 6 shtator - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim, kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

Në takim u diskutua për situatën me pandeminë dhe ndikimin e saj në procesin zgjedhor.

Kryetari i KQZ-së, e njoftoi Presidenten Osmani për përgatitjet, të cilat i ka bërë KQZ-ja për organizimin e zgjedhjeve lokale.

Presidentja Osmani ka potencuar rëndësinë e sigurimit dhe ruajtjes së integritetit të procesit zgjedhor,  lehtësimit të pjesëmarrjes sa më të madhe të qytetarëve në ditën e zgjedhjeve, por mbi të gjitha rëndësinë e ruajtjes së shëndetit të qytetarëve.

Ndërkaq kryetari Radoniqi tha se do të angazhohen maksimalisht për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor përbrenda kompetencave të KQZ-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)