31 Korrik 2021

KQZ nuk garanton zgjedhje cilësore

Prishtinë, 4 prill - Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë mund të organizojë zgjedhje, por nuk mund të garantojë për cilësinë e tyre, kanë thënë në këtë institucion pas situatës së re institucionale të krijuar si pasojë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mënyrën e zgjedhjes së Behgjet Pacollit president dhe përmendjen e zgjedhjeve të parakohshme si opsion për dalje nga kriza.

Anëtari i KQZ-së, Florian Dushi, ka theksuar se KQZ-ja ligjërisht “s`ka nga t`ia mbajë” po qe se institucionet përgjegjëse do të vendosin për mbajtjen e zgjedhjeve, por ai është shprehur shumë pesimist që zgjedhjet e reja do të mund të ishin më cilësore se sa ato që filluan në muajin dhjetor të vitit të kaluar e mbaruan në muajin shkurt të këtij viti.

“Kurdo që shpallen zgjedhjet, detyrë e KQZ-së, sipas Kushtetutës dhe ligjeve, është organizimi i tyre. Por problemi është me cilësinë e procesit elektoral që mund të dalë, kur kemi parasysh që nuk ka ndodhur reforma zgjedhore”, ka thënë Dushi.

Të njëjtim mendim ka shprehur edhe anëtari tjetër i KQZ-së Betim Gjoshi.  \"Në KQZ punohet në baza ditore, nuk janë bërë fare përgatitje, sepse presidenti nuk ka shpallur zgjedhje, por KQZ-ja e ka për detyrë që t`i organizojë zgjedhjet dhe kurdo që të ketë nevojë ”, ka thënë anërari i KQZ-së Betim Gjoshi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 Korrik 2021

- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe Komunën e Prishtinës organizon për herë të parë Panairin e Vullnetarëve të Shëndetit Mendor. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Federat e Futbollit të Kosovës organizon workshop-in rreth sistemit VAR. (Kampi Edukativ Nacional në Hajvali, ora 17:00)