24 Prill 2024

KPJ: qasja e qeverisë për bisedimet është shqetësuese

Prishtinë, 26 shkurt -  Klubi për Politikë të Jashtme(KPJ) po e përcjell me shqetësim aktivitetin e qeverisë së re të Kosovës rreth procesit të bisedimeve të paralajmëruara me Serbinë.

Mënyra se si qeveria po i qaset këtij procesi sipas KPJ-se ngrit shqetësime serioze për ecurinë e tij, por mbi të gjitha për pasojat që do të mund të prodhohen në raport me interesat shtetërore.

Klubi ka vlerësuar se i tërë procesi i bisedimeve duhet të jetë konsensual dhe duhet t’i nënshtrohet verifikimit të Kuvendit të Kosovës.

Nisja e takimeve të para negociatore dhe emërimi i zyrtarit që do t’i prijë bisedimeve, tregojnë se Thaçi ia ka mësyrë këtij procesi pa përfillur opozitën dhe pa përfillur Kuvendin e Kosovës. KPJ konsideron se Kuvendi i Kosovës është vendi ku procesi negociator duhet fillimisht të diskutohet e më pas të aprovohet fillimi i tij.

Kosova tanimë ka një traditë të vendosur të unitetit të forcave politike, qofshin ato në pozitë apo opozitë, në funksion të interesave shtetërore kur është fjala për bisedimet e me Serbinë.

Devijimi nga kjo formë e vendimmarrjes paraqet degradim të një standardi të arritur me shumë mund, që potencialisht rrezikon stabilitetin e vendit.

Përvojat e kaluara negociatore të Kosovës kanë dëshmuar për pozicion inferior negociator të Kosovës si pasojë e mungesës së platformës së shkruar.

Deri në këtë moment, opinioni publik i Kosovës e as deputetët e Kuvendit të Kosovës  nuk janë  njoftuar për ndonjë përpjekje eventuale të institucioneve shtetërore për të ndërtuar Platformën shtetërore për bisedimet me Serbinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)