25 Prill 2024

Kosova stagnon në fushën Zhvillimit të Politikave dhe Koordinimit

Prishtinë, 9 qershor - Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Reformat në Administratën Publike: Ku qëndron Kosova në krahasim me vendet e rajonit për vitet 2019 dhe 2020?”.

Përgjatë tërë vitit 2020, Grupi për Studime Juridike dhe Politike së bashku me organizata të tjera në Ballkanin Perëndimor kanë monitoruar reformën e administratës publike (RAP) në të gjithë rajonin, duke ofruar një perspektivë të shoqërisë civile.

Si të kërkohet administrim më i mirë në Ballkanin Perëndimor? Pse është e rëndësishme të përfshihet shoqëria civile? Pse ka rëndësi qasja rajonale për përmirësimin e qeverisjes së mirë?

''Me përfundimin e ciklit të parë të monitorimit të projektit WeBER 2.0, ne kemi kënaqësinë të organizojmë një tryezë ku do të paraqesim të gjeturat e Raportit Kombëtar të Monitorimit të RAP 2019/2020 për Kosovën dhe një analizë krahasimore se si Kosova qëndron në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor", thekson GSPJ.

Rezultatet e monitorimit sugjerojnë se Kosova ka performuar më mirë në fushën e Ofrimit të Shërbimeve mirëpo ka pasë rënie apo stagnim në pothuajsë të gjitha fushat e tjera e sidomos në fushën Zhvillimit të Politikave dhe Koordinimit, fushë në të cilën herën e kaluar ka performuar më së miri.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)